Protestat në Paris shtyjnë ndeshjen PSG–Lyon
Ndeshja ndërmjet Paris Saint-Germainit dhe Lyonit, e planifikuar të zhvillohej të dielën në kuadër të Ligue 1, është shtyrë për të hënën për shkak të protestave dhe rrezikut të dhunës në kryeqytetin francez.
Liga Franceze e Futbollit njoftoi se vendimi është marrë pas kërkesës së policisë, e cila ka kërkuar që ndeshja të mos zhvillohet të dielën, në mënyrë që forcat e sigurisë të angazhohen në menaxhimin e protestave.
“LFP-ja merr në konsideratë vendimin e policisë që ndalon zhvillimin e ndeshjes ndërmjet Paris Saint-Germainit dhe Olympique Lyonit të dielën në orën 20:45 dhe ka vendosur që ndeshja të zhvendoset për të hënën, në orën 20:30”, thuhet në njoftimin e ligës.
Autoritetet franceze po përgatiten për një tjetër fundjavë protestash në Paris dhe qytete të tjera të vendit, pas përleshjeve dhe akteve të dhunës që shoqëruan demonstratat e javës së kaluar.
Ministri i Brendshëm i Francës, Laurent Nuñez, ka bërë të ditur se rreth 70 mijë pjesëtarë të forcave të sigurisë do të angazhohen në mbarë vendin gjatë fundjavës, për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.
Protestat lidhen me pakënaqësitë për rritjen e kostos së jetesës, ndërsa autoritetet kanë vendosur edhe kufizime të pjesshme të lëvizjes në disa zona të Parisit dhe qyteteve të tjera.
Ndërkohë, ndeshja e NFL-së ndërmjet Pittsburgh Steelers dhe New Orleans Saints, e planifikuar për të dielën në stadiumin “Stade de France”, pritet të zhvillohet sipas orarit.
Bellingham zhvillon bisedime pozitive për marrëveshjen e re me Realin
Trajneri i Bayern Munich dërgohet në spital, humbi ndjenjat në stërvitje
Protestat masive në Francë shtyjnë ndeshjen PSG-Lyon
- 09:20 Trump: SHBA-të do të merren me Kubën pasi të zgjidhin situatën me Iranin
- 09:11 Protesta masive sot në të gjithë Francën, gjysmë milioni njerëz pritet të dalin në rrugë, policia në gatishmëri
- 09:07 Sot protesta kombëtare e PD-së, mbi 400 demokratë nga Vlora, Selenica e Himara nisen drejt Tiranës
- 09:05 Bllokimi i trafikut në Arktik frenon ambiciet e Rusisë për një rrugë detare drejt Kinës
- 08:49 Arrestohet edukatorja në Korçë, dyshohet se dhunoi një fëmijë 4-vjeçar në kopsht
- 08:44 Mjegulla përfshin juglindjen, policia apel shoferëve për kujdes në rrugë (VIDEO)