Aktualitet

E trishtë/Shuhet në moshën 25-vjeçare artistja Rinesancë!

Këngëtarja Rinesa Qeriqi, e njohur për publikun me emrin artistik Rinesancë, është ndarë nga jeta në moshën 25-vjeçare, pas përballjes me një tumor në tru, i diagnostikuar në vitin 2025.

Lajmi i trishtë ka prekur kolegët e saj në botën e muzikës, të cilët kanë ndarë mesazhe ngushëllimi dhe kujtime për artisten e re.

Pas diagnostikimit me tumor në tru, në vitin 2025, Rinesa iu nënshtrua ndërhyrjeve kirurgjikale dhe trajtimeve me radioterapi. Për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, familjarët e saj kishin kërkuar edhe ndihmë financiare për të përballuar kostot e trajtimit.

Me origjinë nga Prishtina, Rinesa jetonte në Kanada, ku ushtronte aktivitetin e saj artistik si këngëtare, autore tekstesh dhe kompozitore. Ndarja e saj e parakohshme nga jeta ka lënë pas dhimbje te familjarët, miqtë dhe kolegët e saj.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.