Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Neymar mbështet Flávio Bolsonaron para balotazhit në Brazil, mesazhi i koduar “22”

    Franca mobilizon 70 mijë policë për protestat, mbyllen edhe muzetë në Paris

    Kryeministri Rama vendos sërish “DIALOG” para Kryeministrisë, i shtron jastëkët në tokë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Neymar mbështet Flávio Bolsonaron para balotazhit në Brazil, mesazhi i koduar “22”
    Botë

    Neymar mbështet Flávio Bolsonaron para balotazhit në Brazil, mesazhi i koduar “22”

    October 24, 2026

    Ylli brazilian i futbollit, Neymar, ka shprehur publikisht mbështetjen për kandidatin presidencial Flávio Bolsonaro, vetëm dy ditë para raundit të dytë të zgjedhjeve në Brazil, ku ai përballet me presidentin aktual Luiz Inácio Lula da Silva.

    Sulmuesi i Santos e bëri të qartë qëndrimin e tij përmes një videoje të publikuar në Instagram, ku shfaqet së bashku me deputetin Nikolas Ferreira, një nga mbështetësit e njohur të familjes Bolsonaro.

    Në video, Ferreira e pyet futbollistin se çfarë numri fanele mbante gjatë periudhës së tij te Barcelona. Pasi Neymar përgjigjet “11”, deputeti e pyet: “11 plus 11, sa bëjnë?”. “22”, përgjigjet lojtari me buzëqeshje, duke iu referuar numrit që votuesit duhet të zgjedhin në fletën elektronike të votimit për të mbështetur Flávio Bolsonaron.

    “Ne nuk po flasim për politikë, vetëm për futboll”, shprehet me ironi Ferreira, ndërsa videoja përcjell një mesazh të qartë në mbështetje të kandidatit konservator.

    Kjo nuk është hera e parë që Neymar pozicionohet në krah të familjes Bolsonaro. Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2022, ai mbështeti publikisht Jair Bolsonaron, babanë e Flávios, duke deklaruar se ndante vlera të ngjashme me të.

    Jair Bolsonaro humbi atë garë përballë Lulës dhe aktualisht ndodhet në arrest shtëpiak, në kuadër të çështjes që lidhet me përpjekjen për grusht shteti.

    Videoja e fundit ka tërhequr vëmendje edhe për shkak të audiencës së madhe që dy protagonistët kanë në rrjetet sociale. Nikolas Ferreira ndiqet nga rreth 25 milionë persona në Instagram, ndërsa Neymar ka afërsisht 241 milionë ndjekës.

    Balotazhi presidencial në Brazil zhvillohet të dielën, më 25 tetor, dhe përballë njëri-tjetrit janë Flávio Bolsonaro dhe presidenti aktual, Luiz Inácio Lula da Silva.

    Neymar
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Neymar mbështet Flávio Bolsonaron para balotazhit në Brazil, mesazhi i koduar “22”

    October 24, 2026

    Franca mobilizon 70 mijë policë për protestat, mbyllen edhe muzetë në Paris

    October 24, 2026

    Kryeministri Rama vendos sërish “DIALOG” para Kryeministrisë, i shtron jastëkët në tokë

    October 24, 2026

    “Ngushticën e Hormuzit do ta pagëzoj me emrin tim”, “Oqeanin Atlantik do e quajmë Amerikan”, Trump nuk i kursen “shakatë” gjatë një takimi në Florida

    October 24, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.