Rreth 500 demokratë nga juglindja pritet t’i bashkohen protestës në Tiranë
Rreth 500 anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike nga gjashtë qytetet e juglindjes, Korça, Pogradeci, Maliqi, Devolli, Kolonja dhe Pusteci, pritet të marrin pjesë sot në protestën kombëtare përpara Kryeministrisë në Tiranë.
Sipas informacioneve re siguruara prane degeve te PD demokratët do të udhëtojnë drejt kryeqytetit me automjetet e tyre private, pa organizim të përbashkët transporti. Sipas të njëjtave informacione, kjo mënyrë udhëtimi lidhet me dëshirën për të shmangur vëmendjen dhe identifikimin nga policia.
Pjesëmarrja e demokratëve nga juglindja vjen pas thirrjes së kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, për mobilizimin e mbështetësve në protestën e sotme përpara Kryeministrisë.




