Kontrolle të shtuara në Qafë-Thanë, masa të rrepta për shqiptarët që hyjnë nga Maqedonia e Veriut

24 Tetor 2026 | 09:37

Prej dy ditësh janë shtuar kontrollet në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës për shtetasit shqiptarë që hyjnë në Shqipëri nga Maqedonia e Veriut.

Sipas burimeve policore, në hyrje të pikës kufitare janë angazhuar efektivë të Policisë Kufitare dhe të Policisë së Shtetit, të cilët po ushtrojnë kontrolle të imtësishme në automjete.

Kontrollet, sipas të njëjtave burime, lidhen me dyshimet për transportimin e sendeve të ndaluara, si dhe me mundësinë që grupe të caktuara qytetarësh nga Maqedonia e Veriut të udhëtojnë drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës së paralajmëruar.

Burimet shtojnë se policia ka pasur informacione paraprake për lëvizjen e këtyre grupeve drejt kryeqytetit, çka ka sjellë shtimin e masave të kontrollit në këtë pikë kufitare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 500 demokratë nga juglindja pritet t’i bashkohen protestës kombëtare të PD-së në Tiranë

Rreth 500 anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike nga gjashtë qytetet e juglindjes, Korça, Pogradeci, Maliqi, Devolli, Kolonja dhe Pusteci, pritet të marrin pjesë sot...
09:30 | 24/10/2026

Sot protesta kombëtare e PD-së, mbi 400 demokratë nga Vlora, Selenica e Himara nisen drejt Tiranës

Do të zhvillohet këtë të shtunë protesta kombëtare e PD-së, e thirrur nga kreu i PD-së, Sali Berisha, në shenjë solidariteti me studentët. Sipas informacioneve...
09:07 | 24/10/2026

Arrestohet edukatorja në Korçë, dyshohet se dhunoi një fëmijë 4-vjeçar në kopsht

Një edukatore është arrestuar në Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar një fëmijë 4-vjeçar në kopshtin ku ai qëndronte. Ngjarja është zbuluar pas kallëzimit të...
08:49 | 24/10/2026