Një edukatore është arrestuar në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një fëmije 4-vjeçar në kopshtin ku ai qëndronte.
Ngjarja u zbulua pas denoncimit të nënës së të miturit, e cila iu drejtua policisë pasi vuri re se prej disa ditësh djali i saj nuk ishte në gjendje të mirë. Sipas informacioneve paraprake, fëmija i kishte treguar se ishte goditur nga edukatorja.
Pas kallëzimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kryen veprimet hetimore, përfshirë këqyrjen e pamjeve filmike.
Në përfundim të verifikimeve, edukatorja u arrestua për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.












