Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Prizren prezantim të rremë.

Rasti ka ndodhur gjatë viteve 2023-2025.


“2023-2025. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që përmes profileve të rreme në rrjete sociale, kishte arrit që të mashtrojë persona të ndryshëm duke u marrë para në formë të ndihmave sociale, në disa raste është paraqitur si person zyrtar dhe ka mashtruar persona duke ju premtuar që mund t’ju ndihmojë në çështje të ndryshme ligjore”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuar është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/