Akuzohet se mbyti të atin me lak teli në Patos, Prokuroria e Fierit çon në gjyq vajzën dhe të ëmën për fshehje krimi

24 Tetor 2026 | 09:54

Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq shtetasen E.R., e akuzuar për vrasjen e babait të saj në Patos, A.R., duke i shtrënguar qafën me një lak teli, çka i ka shkaktuar asfiksi dhe vdekjen e menjëhershme.

Ndërkohë, në gjyq është dërguar edhe e ëma e vajzës, shtetasja V.R., e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasen E.R., e akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare’ parashikuar nga neni 79/a të Kodit Penal dhe shtetasen V.R., e akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës’, parashikuar nga neni 301 të Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve, mbi procedimin penal nr.1073/2025, rezultoi se më 23/07/2025, në banesën e familjes, në fshatin Frashër, Patos, shtetasja E.R. ka vrarë babain e saj, shtetasin A.R., duke i shtrënguar qafën me një lak teli, duke i shkaktuar asfiksi dhe vdekjen e menjëhershme.

Pas ngjarjes dhe përpara mbërritjes së shërbimeve të policisë, shtetasja V.R., bashkëshortja e viktimës dhe nëna e të akuzuarës, ka kryer veprime për pastrimin e ambientit ku u gjet viktima dhe për larjen e trupit të tij. Këto veprime kanë pasur si qëllim ndryshimin ose fshehjen e gjurmëve dhe pengimin e zbulimit të së vërtetës.

Nga analiza e deklarimeve të administruara, rezultateve të ekspertimit mjeko-ligjor, këqyrjes së vendit të ngjarjes, sendeve të sekuestruara dhe provave të tjera të administruara gjatë hetimit, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Pëtgjithshëm Fier arriti në përfundimin se shtetasja E.R. ka kryer veprimet që kanë sjellë vdekjen e babait të saj, ndërsa shtetasja V.R. ka kryer veprimet e mësipërme me qëllim pengimin e zbulimit të së vërtetës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit mblidhen te sheshi “Skënderbej”, u hidhet gaz lotsjellës nga tarracat e ministrive (VIDEO)

Pasi policia i ka shpërndarë nga bulevardi dhe u është vënë pas përgjatë rrugës “Myslym Shyri”, Unazës dhe zonës së Bllokut, një pjesë e madhe...
16:15 | 24/10/2026

Protestuesit marshojnë drejt Drejtorisë së Policisë, vijon hedhja e gazit, qëllohet me gur ndaj policisë

Protesta është zhvendosur edhe në një tjetër zonë të kryeqytetit, në rrugën e Myslym Shyrit, ku mësohet se qytetarët po marshojnë në drejtim të Drejtorisë...
15:51 | 24/10/2026

Policia ndjek protestuesit brenda Parkut Rinia, përdor gaz lotsjellës dhe plumba gome (VIDEO)

Efektivët e policisë janë futur në brendësi të Parkut Rinia, ku ishin zhvendosur edhe protestuesit, duke përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome. Plumbat e gomës...
15:44 | 24/10/2026