Macron për sulmin vdekjeprurës në periferi të Parisit: Akt terrorist dhe racist
Presidenti francez Emmanuel Macron i përshkroi të shtënat me makinë në periferinë perëndimore të Parisit “si një sulm terrorist dhe racist”, duke thënë se kjo do të shënonte një pikë kthese për Francën.
Një person i armatosur që qëlloi nga makina e tij vrau një person dhe plagosi pesë të tjerë, përfshirë një vajzë 12-vjeçare – në periferi të Parisit, Trappes , të premten në mëngjes.
Duke folur nga qyteti në mbrëmje, Macron u tha gazetarëve se viktimat ishin shënjestruar vetëm për shkak të fesë dhe ngjyrës së lëkurës së tyre.
“Ajo që ndodhi sot shënon një pikë kthese për Republikën dhe vendin tonë. Ajo që ndodhi sot ishte një sulm terrorist dhe racist”, tha ai.
Kryebashkiaku i Trappes, Ali Rabeh, tha se burri po “qëllonte rastësisht, duke dashur të shkaktonte një masakër”, ndërsa po kalonte me makinë nëpër Trappes dhe La Verriere fqinje.
Shumica e viktimave ishin me prejardhje të huaja dhe prokurorët po hetojnë nëse aktet kishin në shënjestër “racën, etninë, kombësinë ose fenë e vërtetë ose të supozuar” të viktimave.
Vajza 12-vjeçare e qëlluar tetë herë ishte “plagosur rëndë”, por në gjendje të qëndrueshme, tha për AFP kryebashkiaku i La Verriere, Nicolas Dainville.
Policia arrestoi të dyshuarin për sulmin, një burrë 39-vjeçar. Oficerët e gjetën atë në posedim të një mitralozi dhe granata gazi lotsjellës, sipas një burimi policor.
Ai gjithashtu kishte vënë një kurth në apartamentin e tij me tre bombola gazi dhe tela elektrikë “të lidhur me një kohëmatës”, sipas prokurorëve të antiterrorizmit.
Prokurorët thanë se kishin hapur një hetim për “vrasje në lidhje me një sipërmarrje terroriste”.
Riadi kap një raketë të lëshuar nga Huthët
Polonia synon të vendosë armë bërthamore franceze dhe amerikane në territorin e saj
Trump: SHBA-të do të merren me Kubën pasi të zgjidhin situatën me Iranin
- 09:54 Akuzohet se mbyti të atin me lak teli në Patos, Prokuroria e Fierit çon në gjyq vajzën dhe të ëmën për fshehje krimi
- 09:45 Riadi kap një raketë të lëshuar nga Huthët
- 09:41 Polonia synon të vendosë armë bërthamore franceze dhe amerikane në territorin e saj
- 09:37 Kontrolle të shtuara në Qafë-Thanë, masa të rrepta për shqiptarët që hyjnë nga Maqedonia e Veriut
- 09:35 Muriqi i premton trajnerit se do të shënojë në derbi
- 09:30 Rreth 500 demokratë nga juglindja pritet t’i bashkohen protestës kombëtare të PD-së në Tiranë