Studentët ia nxjerrin bojën propagandës së Ramës, dorëzojnë të parët ‘pasqyrën e dorëheqjes’

Studentët ia nxjerrin bojën propagandës së Ramës, dorëzojnë të parët ‘pasqyrën e dorëheqjes’

10:23, 24/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Si zakonisht këto ditë, Edi Rama u nis për të vendosur përpara kryeministrisë një tavolinë me disa ulëse ku bëhet thirrje për dialog.

Por studentët ia nxorën bojën kësaj propagande, pasi ishin zgjuar edhe më herët se punonjësit e kryeministrisë.

Në orën 7:00, ata i vendosën Ramës një pasqyrë ku lexohej ‘monolog’ dhe ‘dorëheqje’.

Çerek ore më vonë, pasqyra u hoq nga aty, por studentët ironizuan se Rama e ka vendosur në zyrë ku do të shihet rregullisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco