Kreu i PD-së Lushnjë konfirmon pjesëmarrjen e shumtë të anëtarësisë së Partisë Demokratike dhe qytetarëve lushnjarë në protestën e thirrur sot në Tiranë.
Gentjan Çela shprehet se organizimi është bërë me makina të vogla private, me të cilat pjesëmarrësit do të udhëtojnë drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës.
Ai u shpreh se protesta zhvillohet me synimin për të “shporrur këtë qeveri të zezë që po shet Shqipërinë”.
Nisja nga Lushnja është planifikuar në orën 10:30.
© SYRI.net