E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshën 25-vjeçare Lea e videoklipit të tij, Alban Skënderaj mesazh prekës për Rinesën: E jetove jetën me guxim si një…

Këngëtari i njohur Alban Skënderaj, ka reaguar me një mesazh prekës pas ndarjes nga jeta të këngëtares nga Kosova, Rinesa Qeriqi e njohur për publikun me emrin e artit Rinesancë, e cila u nda nga jeta në moshën 25-vjeçare, pas një beteje të gjatë me tumorin në tru.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Skënderaj ka kujtuar artisten e re, duke zbuluar edhe një detaj që i lidhte me njëri-tjetrin. Rinesa kishte interpretuar personazhin e Leas në një prej videoklipeve të këngëtarit.

Të lidhura

None found

“Prehu në paqe, Rinesa. Edhe pse tepër shkurt, e jetove jetën me guxim, si një ‘Lea’ e vërtetë”, shkruan Alban Skënderaj në mesazhin e tij kushtuar artistes.

Artistja, e cila jetonte dhe krijonte në Kanada ishte diagnostikuar me tumor në tru në vitin 2025 dhe gjatë kësaj periudhe iu nënshtrua ndërhyrjeve kirurgjikale dhe trajtimeve me rrezatim.

 


Shtuar më 24.10.2026 10:42

Quantcast