Përballë një valë të re protestash këtë fundjavë, Franca ka blinduar qytetet: Rreth 70 mijë efektivë policie dislokohen këtë të shtunë në të gjithë vendin, për të parandaluar përsëritjen e dhunës që përfshiu Parisin dhe qytete të tjera fundjavën e kaluar, gjatë demonstratave kundër rritjes së kostos së jetesës.