Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Policia kontrollon automjetet në Rrugën e Arbrit para protestës kombëtare, ndalohen disa makina

    Mbyti të atin me tel, e ëma dyshohet se fshehu gjurmët e krimit, dy gratë dalin në gjyq

    MIA përgënjeshtron lajmin për tarifën në Rrugën e Kombit: Nuk do të bëhet 8 euro

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Mbyti të atin me tel, e ëma dyshohet se fshehu gjurmët e krimit, dy gratë dalin në gjyq
    Aktualitet

    Mbyti të atin me tel, e ëma dyshohet se fshehu gjurmët e krimit, dy gratë dalin në gjyq

    October 24, 2026

    Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet për vrasjen e 56-vjeçarit Anesti Rama, ngjarje e ndodhur më 23 korrik 2025 në fshatin Frashër të Patosit, dhe ka dërguar për gjykim vajzën e tij, Ermalinda Rama, si dhe bashkëshorten e viktimës, Valbona Rama.

    Sipas organit të akuzës, 26-vjeçarja dyshohet se e vrau të atin duke i shtrënguar qafën me një lak teli, ndërsa nëna e saj akuzohet se ndërhyri për të penguar zbulimin e së vërtetës, duke pastruar vendin ku ndodhej trupi dhe duke larë atë përpara mbërritjes së Policisë.

    Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23:00 në banesën e familjes Rama. Nga hetimet dyshohet se Ermalinda Rama i shkaktoi të atit asfiksi, e cila solli vdekjen e menjëhershme.

    Pas ngjarjes, vajza kishte njoftuar autoritetet se babai i saj kishte ndërruar jetë në rrethana aksidentale. Megjithatë, dyshimet e ngritura gjatë veprimeve të para hetimore çuan në vijimin e hetimeve për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

    Sipas Prokurorisë, Valbona Rama, bashkëshortja e viktimës, dyshohet se pastroi ambientin ku u gjet trupi dhe lau trupin e 56-vjeçarit, me qëllim ndryshimin ose fshehjen e gjurmëve që mund të ndihmonin në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

    Hetimet u kryen nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë. Në përfundimet e saj, organi i akuzës mori në konsideratë deklarimet e administruara, ekspertimin mjekoligjor, këqyrjen e vendit të ngjarjes, sendet e sekuestruara dhe provat e tjera të mbledhura.

    Në atë kohë, Policia bëri të ditur se 26-vjeçarja kishte pranuar autorësinë e krimit, ndërsa nëna e saj ishte shoqëruar për t’u hetuar lidhur me rolin e dyshuar në pastrimin e trupit të viktimës.

    Në përfundim të hetimeve, Ermalinda Rama është dërguar në gjyq për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/a i Kodit Penal. Valbona Rama akuzohet për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, sipas nenit 301 të Kodit Penal.

    Tashmë do të jetë gjykata ajo që do të shqyrtojë provat dhe do të vendosë mbi përgjegjësinë penale të dy të pandehurave. Të dyja prezumohen të pafajshme deri në marrjen e një vendimi gjyqësor të formës së prerë.

    Fier Prokuroria
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Policia kontrollon automjetet në Rrugën e Arbrit para protestës kombëtare, ndalohen disa makina

    October 24, 2026

    Mbyti të atin me tel, e ëma dyshohet se fshehu gjurmët e krimit, dy gratë dalin në gjyq

    October 24, 2026

    MIA përgënjeshtron lajmin për tarifën në Rrugën e Kombit: Nuk do të bëhet 8 euro

    October 24, 2026

    SHBA në alarm nga kërcënimet iraniane, reduktohet personeli në disa ambasada

    October 24, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.