Sipas informacioneve nga dega e Partisë Demokratike në Vlorë, rreth 330 persona janë regjistruar paraprakisht për të marrë pjesë në protestën e sotme të thirrur nga PD në Tiranë.

Ndërkohë, rreth 80 deri në 100 persona të tjerë pritet të nisen nga degët e Partisë Demokratike në Selenicë dhe Himarë.

Burime nga PD Vlorë bëjnë me dije se nuk ka një organizim të mirëfilltë me transport të përbashkët, por pjesëmarrësit janë regjistruar më parë në degë dhe më pas janë nisur drejt kryeqytetit kryesisht me automjete personale.

Për personat që nuk kanë pasur mundësi transporti, është bërë koordinimi për t’u bashkuar me mjete të pjesëmarrësve të tjerë.

Sipas të njëjtave burime, pjesëmarrja nga Vlora rezulton rreth 100 persona më e lartë krahasuar me protestat e mëparshme.

Risi këtë herë është edhe regjistrimi i qytetarëve që nuk janë pjesë e strukturave të Partisë Demokratike, por kanë shprehur dëshirën për t’iu bashkuar protestës.

Nisja nga Vlora është parashikuar gjatë intervalit 07:00–08:00 të mëngjesit të kësaj të shtune.

Një pjesë e konsiderueshme e pjesëmarrësve pritet që pas protestës së PD-së t’i bashkohet edhe protestës së studentëve që do të zhvillohet në Tiranë.

Top Channel