Vendosni fjalën kyçe....

Kontrolle të shtuara në Rrugën e Arbrit para protestës kombëtare, policia ndalon automjete për verifikim



Policia ka shtuar kontrollet në Rrugën e Arbrit, në kuadër të masave të sigurisë për protestën kombëtare të sotme, së cilës pritet t’i bashkohen të rinj dhe qytetarë nga qytete të ndryshme të vendit.

Efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër janë vendosur pranë hyrjes së tunelit të Murrizit, ku po monitorojnë dhe kontrollojnë automjetet që udhëtojnë në drejtim të Tiranës.

Sipas informacioneve paraprake, policia ka ndaluar disa automjete për verifikim, për shkak të dyshimeve se në to mund të udhëtonin persona që mund të shkaktonin incidente gjatë protestës. Megjithatë, deri më tani nuk është konstatuar asgjë e dyshimtë dhe nuk janë identifikuar persona që paraqesin rrezik për sigurinë.

Ndërkohë, qytetarë nga qarku i Dibrës po udhëtojnë kryesisht me automjete private drejt kryeqytetit, për t’iu bashkuar protestës kombëtare.