Inteligjenca artificiale është kthyer në armë të betejës politike në Spanjë, vetëm pak javë përpara zgjedhjeve të përgjithshme. Një video e publikuar nga Partia Popullore konservatore, forca kryesore e opozitës, ka shkaktuar zemërim dhe polemika të forta, pasi paraqet figura të lidhura me Partinë Socialiste të kryeministrit Pedro Sánchez sikur pranojnë gjoja publikisht përfshirjen në korrupsion dhe veprime të tjera të paligjshme