Rama: Dhuna në protestë nga radikalë të ANTIFA dhe kriminelë të maskuar si studentë

24 Tetor 2026 | 11:46

Kryeministri Edi Rama në një komunikim në rrjetet sociale përsëriti pretendimin se dhuna në protesta e ditëve të fundit në Tiranë u shkaktua nga njerëz të radikalizuar ideologjikisht, radikalë fetarë dhe persona të inkriminuar të maskuar si studentë.

Rama theksoi se protesta është një e drejtë që duhet garantuar në çdo vend demokratik por shtoi se ajo bëhet për të dëgjuar ndaj kërkesat duhet të zgjidhen me dialog.

“Dje ju informova për një listë personash me precedentë kriminalë që, nën maskën e studentëve, por pa asnjë lidhje me statusin e studentit, ushtruan dhunë dhe janë proceduar nga Policia e Shtetit. Një listë përfaqësuese e një komponenti të dhunshëm të protestës, që është integruar në këtë masë të larmishme personash me një qëllim shumë të qartë: destabilizimi i vendit dhe devijimi i rrugës sonë, duke na kthyer pas në të shkuarën.

Pas atyre personave qëndrojnë krimi i organizuar dhe duar të huaja, por ajo që më bëri përshtypje ishte reagimi i ekraneve të korruptuara ndaj kësaj liste, që minimalisht duhet t’i bënte të gjithë të reflektonin, dhe relativizmi i mëtejshëm i dhunës në emër të studentëve dhe rinisë, që sipas këtyre ekraneve dhe sidomos VIP-ave të mbrëmjeve nëpër këto ekrane, i përkasin një momenti transformues për Shqipërinë.

Jemi shumë të vëmendshëm në raport me arsyet reale dhe shkaqet që bëjnë shumëkënd të simpatizojë një protestë dhe të ndiejë nevojën për të protestuar, pavarësisht se janë të distancuar nga dhuna që u shkaktua nga një masë e larmishme njerëzish të radikalizuar ideologjikisht nga Antifa, të radikalizuar në fe dhe qytetarisht, kriminelë të futur në turmë, të maskuar si studentë për të ushtruar dhunë. Protesta është një e drejtë që askush nuk mund ta diskutojë”, tha Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kam 4 muaj që i dëgjoj poshtë dritares”, Rama: Protestuesit kanë frikë të ulen në dialog se i quajnë tradhtarë

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, kanë dalë këtë të shtunë në një deklaratë të përbashkët për media lidhur me...
11:52 | 24/10/2026

1500 efektivë policie në terren për protestat, autobotet me ujë vendosen pranë Kryeministrisë

Gazetari Eni Ferhati raportoi se 1500 efektivë policie janë dislokuar në terren për mbarëvajtjen e protestës e lajmëruar nga PD që pritet të nisë në...
11:18 | 24/10/2026

Tavolinë prej guri para Kryeministrisë, Rama fton sërish studentët për dialog

Kryeministri Edi Rama u ka bërë sërish ftesë për dialog studentëve dhe të rinjve mëngjesin e kësaj të shtune. Sipas një videoje të shpërndarë në...
08:36 | 24/10/2026