Kryeministri Rama ka dalë në orën 11.47, pak para orës 12.00 kur PD ka thirrur protestën para kryeministrisë. Rama shkruan: “Protesta Paqësore është një vlerë demokratike dhe sfidë qytetare që maksimalizohet me Dialog dhe Reflektim.
Dhuna në Protestë është një sfidë kriminale ndaj Shtetit, Ligjit dhe Sigurisë Publike, që nuk tolerohet e as justifikohet.
***Dje VIP-at që japin ditë-natë leksione morali nga ekranet e korruptuara, e që në vend se të distancohen nga dhuna e ta dënojnë atë kanë marrë anën e dhunuesve e i këndojnë dhunës papushim, dolën në mbrojtje të të drejtave të listës së dhunuesve me precedent penal që morën pjesë në terrorizimin e Shqipërisë duke djegur e shkatërruar në Tiranë. Medemek ata dhunues përsëritës të ligjit, i mbroka ligji nga ekspozimi publik madje, sipas VIP-ave, qoftë edhe me identitet të fshehur!
Jo, ligji është për të mbrojtur publikun nga dhunuesit, jo dhunuesit nga informimi i publikut. Populli ka të drejtë të dijë kush fshihet pas maskave “studentore”.
Dhe falë teknologjisë e Inteligjencës Artificiale, maskat do të bien duke përdorur vetë videot e panumërta të publikuara ne rrjetet sociale apo transmetuara në ekranet televizive”.