Protesta, Berisha: Sot e gjithë Shqipëria është në Tiranë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot për mediat se gjithë Shqipëria sot është në Tiranë në mbështetje të studentëve dhe se “beteja e narkodiktatorit” ndaj tyre do të përbëjë fundin e tij.
Berisha u përgjigj pyetjes nëse do t’i bashkohej protestës apo do ta ndiqte nga zyra e tij, duke theksuar se Shqipëria është e tëra në Tiranë “në mbështetje totale të studentëve dhe kundër narkodiktatorit që po përdor dhunë barbare ndaj tyre”.
Sipas tij, studentët, sindikata dhe forcat politike opozitare janë sot në mbështetjen më të fuqishme të revoltës studentore. Berisha tha se me dhjetëra mijëra shqiptarë po vijnë nga të katër anët e vendit dhe se shumë prej tyre kanë arritur që mbrëmë. Sot, Shqipëria është e tëra në Tiranë në mbështetje totale të studentëve dhe kundër narkodiktatorit që po përdor dhunë barbare ndaj tyre.
“Sot, studentë, sindikata, forca politike opozitare, janë në mbështetje më të fuqishme të revoltës studentore.
Me dhjetëra mijëra shqiptarë po vijnë nga të katër anët e vendit, kanë ardhur mbrëmë.
Beteja e narkodiktatorit, beteja e Edvin Kristaq Xhelatit ndaj studentëve do të jetë fundi i tij i turpshëm, fundi që meriton”, u shpreh Berisha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



