Vlora Çitaku, ushtruese e detyrës së kryetares së PDK-së, u ka bërë apel shqiptarëve të Luginës së Preshevës që në zgjedhjet e nesërme të votojnë për Koalicionin Shqiptar, me numrin 17.
Në një shkrim, ajo rikujtoi se Koalicioni Shqiptar kandidon më 25 tetor për përfaqësimin e shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë. Çitaku u bëri thirrje veçanërisht banorëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që ta mbështesin atë masivisht dhe me vendosmëri. Sipas saj, prania e më shumë deputetëve shqiptarë në Parlament nënkupton më shumë përfaqësim, mbrojtje, të drejta dhe fuqi, si dhe mundësi më të mëdha për t’iu kundërvënë politikave diskriminuese dhe përndjekëse ndaj shqiptarëve.
Të lidhura
None found
Çitaku tha se secili shqiptar duhet jo vetëm të votojë, por edhe të angazhohet për të nxitur çdo votues shqiptar të marrë pjesë në zgjedhje. Ajo e cilësoi këtë një moment përcaktues për shqiptarët e Luginës dhe u uroi suksese.







