Demokratët e qarkut të Beratit janë nisur drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës së sotme.
Kryetari i PD-së Berat, Kasion Hasimetaj, deklaron se synimi është rrëzimi i qeverisë, ndërsa deputeti Zija Ismaili shpreh mbështetjen për kauzën e studentëve.
Demokratët e qarkut të Beratit janë nisur që prej orëve të mëngjesit drejt Tiranës, në mbështetje të protestës studentore. Krahas degës së Partisë Demokratike në Berat, nisje të shumta janë regjistruar edhe nga degët e PD-së në Kuçovë, Dimal, Skrapar dhe Poliçan.
Demokratët janë organizuar në grupe, duke udhëtuar me automjete private dhe në orare të ndryshme. Disa prej tyre janë nisur që mbrëmjen e kaluar. Kjo mënyrë organizimi është përdorur për të shmangur pengesat në rrugë nga forcat e policisë.
Kryetari i PD-së Berat, Kasion Hasimetaj, ka deklaruar se demokratët janë nisur me mjete të vogla drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës dhe për të rrëzuar qeverinë.
“Jemi nisur drejt protestës për të rrëzuar këtë regjim”, është shprehur Hasimetaj, duke pohuar gjithashtu se demokratët këtë herë do të kthehen me fitore.
Ndërkohë, deputeti i PD-së për qarkun e Beratit, Zija Ismaili, ka theksuar se Partia Demokratike mbështet kauzën e studentëve, të cilën e konsideron të drejtë dhe legjitime.
“Do ta mbështesim kauzën e studentëve deri në fund”, është shprehur Ismaili.
Ai ka deklaruar gjithashtu se dorëheqja e kryeministrit dhe krijimi i një qeverie kujdestare tranzitore për përgatitjen e vendit për zgjedhje të lira dhe të ndershme janë të panegociueshme.
© SYRI.net
Nuk kërkoi falje që i quajti trafikantë/ Rama shantazhon publikisht studentët dhe pedagogët: Pas tyre qëndrojnë krimi i organizuar dhe duar të huaja...
VIDEO/ Shqiptarët mblidhen sot në protestë masive, Rama ia mbath nga kryeministria para tubimit
Berisha: Beteja e narkodiktatorit ndaj studentëve do jetë fundi i tij, sot e gjithë Shqipëria është në Tiranë