“As maskat nuk i fshehin dot”, Demo: Po identifikojmë protestuesit e dhunshëm
Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, gjatë një daljeje për mediat këtë të shtunë, deklaroi se Policia po punon për identifikimin e të gjithë personave që kanë ushtruar aktet e dhunës gjatë protestave të ditëve të fundit në kryeqytet.
Demo sqaroi se forcat e rendit po shfrytëzojnë teknologjinë e fundit, pamjet filmike të mediave, kamerat e sigurisë si dhe materialet e publikuara në rrjetet sociale, duke garantuar se përballja me ligjin do të jetë e pashmangshme, edhe për ata që kanë tentuar të fshehin identitetin e tyre dhe dalin me maska.
“Në fakt, unë do të doja të identifikoja specifikisht rëndësinë që ka tashmë procesi që Policia e Shtetit është duke ndjekur, për sa i përket identifikimit të vazhdueshëm që bën, të elementëve të dhunshëm, të cilët kanë marrë pjesë në protestat e ditëve të fundit.
Janë një sërë burimesh informacioni që janë duke u përdorur, duke filluar me ato që janë publike, me vetë programacionin që kanë pasur media të ndryshme, për sa i përket protestave që kanë ndodhur. Po ashtu rrjetet sociale, dhe në të njëjtën kohë janë përfshirë edhe të gjitha imazhet e atyre institucioneve publike, apo private, prona private, apo publike, të cilat janë dhunuar gjatë këtyre ditëve.
Ky proces fatmirësisht sot është duke u facilituar, edhe nga vetë teknologjia, për ta bërë atë më të shpejtë, dhe ne kemi në fakt dita-ditës raste, të cilat janë të identifikueshme, edhe kur protestuesit kanë fshehur pamjen e tyre nëpërmjet maskave. Ne përsëri kemi arritur që të identifikojmë të gjithë këta protestues, të cilët kanë kryer akte dhune.
Ky proces do të vazhdojë. Policia e Shtetit është shumë e qartë, për sa i përket detyrës që ka, për të sjellë përpara Prokurorisë të gjitha ato çështje që do të ndërtohen, për të gjithë personat të cilët kanë kryer dhunë kundër institucioneve dhe pronës private.
Por tashmë falë teknologjisë ne jemi duke avancuar me shpejtësi për sa i përket identifikimit të gjithë personave të dhunshëm, të cilët kanë kryer këto akte kundër institucioneve publike, kundër pronës private, dhe në fakt janë vetë të filmuar nga imazhet e mediave publike, apo kamerat e institucioneve, apo vetë filmimet që ata kanë hedhur nëpërmjet rrjeteve sociale.
Prandaj unë dua të garantoj të gjithë qytetarët që Policia e Shtetit do të punojë çdo ditë për aq kohë sa duhet për të vënë përpara drejtësisë të gjithë ata të cilët kanë shkatërruar pronën publike, të gjithë ata të cilët kanë cënuar bizneset private, dhe këtë Policia po e bën falë edhe teknologjisë më shpejt edhe më saktë”, u shpreh Demo.
“Kam 4 muaj që i dëgjoj poshtë dritares”, Rama: Protestuesit kanë frikë të ulen në dialog se i quajnë tradhtarë
Nuk do të marrë pjesë në protestën kombëtare, Berisha: E gjithë Shqipëria është në Tiranë në mbështetje të studentëve
1500 efektivë policie në terren për protestat, autobotet me ujë vendosen pranë Kryeministrisë
- 12:10 BBC: Studentët sfidojnë pushtetin 14-vjeçar të Vuçiçit, Serbia para një gare të ngushtë zgjedhore
- 11:52 “Kam 4 muaj që i dëgjoj poshtë dritares”, Rama: Protestuesit kanë frikë të ulen në dialog se i quajnë tradhtarë
- 11:46 Rama: Dhuna në protestë nga radikalë të ANTIFA dhe kriminelë të maskuar si studentë
- 11:40 Nuk do të marrë pjesë në protestën kombëtare, Berisha: E gjithë Shqipëria është në Tiranë në mbështetje të studentëve
- 11:28 Momenti kur dy avionë ushtarakë përplasen në ajër gjatë stërvitjes në Filipine, humbin jetën 4 pilotë (VIDEO)
- 11:18 1500 efektivë policie në terren për protestat, autobotet me ujë vendosen pranë Kryeministrisë