E mbështet Serie A, Galliani mund të jetë kandidat për kreun e federatës italiane të futbollit
4 nëntori është afati i fundit për paraqitjen e kandidaturave për presidencën e FIGC-së (Federata Italiane e Futbollit).
Edhe pse situata mund të qartësohet më herët, deri në atë datë, klubet e Serisë A duhet të arrijnë një vendim me shumicë se kë do të mbështesin në garën për postin më të lartë në federatë.
Siç raportohet sot nga “La Gazzetta dello Sport”, kandidati që mund të mbështetet nga klubet e elitës është Adriano Galliani – ish-drejtori ekzekutiv i Milanit dhe Monzës – një drejtues me përvojë të gjerë, ekspertizë dhe karizmë, i aftë për të siguruar një mbështetje të gjerë.
Një lëvizje e tillë do të hapte rrugën për një përballje në zgjedhjet e 14 dhjetorit kundër komisionerit aktual, Giovanni Malago.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



