Protesta kombëtare, drejtuesit e PD-së nisen nga selia drejt protestës, Berisha nuk merr pjesë
Drejtuesit e Partisë Demokratike janë nisur nga selia e PD-së drejt protestës kombëtare të thirrur. Ndërkohë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk do të marrë pjesë në protestë.
Sot shënohet dita e 12-të e protestave, ndërsa në Tiranë kanë mbërritur qytetarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike nga rrethe të ndryshme të vendit, për t’iu bashkuar tubimit kombëtar.
Protesta zhvillohet në një klimë të tensionuar politike.
Pak më parë kryeministrit Edi Rama, ka folur për dhunën gjatë tubimeve të ditëve të fundit dhe ka paralajmëruar masa ndaj personave përgjegjës. Rama ka deklaruar gjithashtu se qeveria do të prezantojë së shpejti qëndrimin dhe masat e saj lidhur me shqetësimet e qytetarëve për koston e jetesës dhe problematikat sociale.
/vizionplus.tv




