Mbështetës të Partisë Demokratike dhe përfaqësues të kësaj force politike kanë nisur protestën para Kryeministrisë, në përputhje me njoftimin e tyre.
Pas mbërritjes para zyrës së kryeministrit Edi Rama, protestuesit kanë nisur thirrjet kundër tij, duke kërkuar dorëheqjen.
Pak më vonë, disa prej tyre u kanë vënë flakën shilteve të vendosura para Kryeministrisë, të cilat Rama i kishte paraqitur si një ftesë për dialog me protestuesit.