Lajmi i fundit

Protesta kombëtare, të gjithë shqiptarët bashkë në shesh

Tedi Blushi nga protesta: Kur bien institucionet, ngrihet populli

13:02, 24/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë ka folur nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” ku opozita i është bashkuar Revoltës Studentore.

Blushi ka sjellë në vëmendje skandalin e djeshëm, ku Edi Rama ka akuzuar për trafikantë droge studentë të ekselencës.

“Opozita ka qenë në shesh prej kohësh. Ashtu siç jemi sot në mbështetje të studentëve. Por dua të veçoj akuzën e rëndë që bëri dje studenti i ekselencës, Jon Sinoimeri, kuza më e rëndë e të cilit nuk ishte shpifja e Ramës, por ajo se ai tha nuk denoncoj sepse nuk kam besim tek institucionet shtetërore. Pra, ku institucionet e shtetit kanë rënë dhe qytetarët nuk kanë më besimt tek to, populli del në rrugë”,- tha Blushi ndër të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco