Protesta para Kryeministrisë është shoqëruar me djegien e jastekëve të vendosura si simbol i dialogut të propozuar nga kryeministri Edi Rama.
Protestuesit kanë refuzuar ftesën e kreut të qeverisë për dialog, duke vijuar me thirrjet “Qeveri e krimit” dhe “Dorëheqje”.
Përmes djegies së karrigeve, qytetarët kanë shprehur kundërshtimin ndaj ofertës së Ramës, duke bërë të qartë se kërkesa e tyre mbetet largimi i tij nga pushteti.
Protestuesit këmbëngulin se dorëheqja e kryeministrit është kërkesë e panegociueshme, ndërsa refuzojnë çdo përpjekje për ta zhvendosur vëmendjen nga kjo kërkesë përmes një dialogu me qeverinë.





