Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, inspektoi në terren shërbimet e Policisë të angazhuara për protestën dhe mblodhi drejtuesit e tyre, duke u kërkuar edhe njëherë zbatimin e ligjit dhe respektimin e parimit të proporcionalitetit.
Hita theksoi se shërbimet e Policisë janë në përmbushje të detyrës dhe në shërbim të qytetarëve, për të garantuar rendin dhe sigurinë, si dhe të drejtën për të tubuar paqësisht.
Kryepolici. u kërkoi drejtuesve të shërbimeve që të instruktojnë edhe njëherë shërbimet e Policisë për të ruajtur qetësinë, për të ndihmuar qytetarët në nevojë dhe për të vepruar në përputhje me ligjin ndaj çdo veprimi të dhunshëm.
Lajmi kryesor:
Protesta/ Policia: Thirrje për dhunë dhe sulme ndaj uniformave blu! Mesazhe për grumbullimin e personave të maskuar, të pajisur me bomba molotov e shkopinj! Masat që kemi marrë (VIDEO)










Komente
Komento