Mbështetës të Partisë Demokratike kanë nisur protestën para Kryeministrisë në Tiranë, mes thirrjeve kundër kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe kërkesave për dorëheqjen e tij.
Menjëherë pas grumbullimit para godinës së Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur thirrjet kundër qeverisë.
Situata është tensionuar më tej, kur disa prej tyre u kanë vënë flakën ulëseve që kryeministri kishte vendosur para godinës si simbolikë dhe ftesë për dialog me protestuesit./A2CNN