Protestuesit e Partisë Demokratike janë mbledhur para Kryeministrisë, ku kanë nisur tubimin kombëtar të thirrur nga opozita në mbështetje të studentëve, pedagogëve dhe bizneseve të vogla e të mesme.
Që në minutat e para të protestës, vëmendjen e demonstruesve e kanë tërhequr jastëkët e vendosur rreth sofrës së dialogut, përmes së cilës kryeministri Edi Rama ka përcjellë ftesën e tij për bisedime. Protestuesit u kanë vënë flakën jastëkëve, duke e kthyer simbolin e dialogut në një nga objektivat e para të reagimit të tyre para godinës së qeverisë.
Tubimi i opozitës zhvillohet në një kohë kur studentët dhe gjimnazistët vijojnë protestat kundër qeverisë. Partia Demokratike ka thirrur protestën kombëtare për t’iu bashkuar kundërshtimeve të tyre dhe për të shprehur mbështetjen edhe për pedagogët dhe bizneset e vogla e të mesme.
#Protesta #Kryeministria #EdiRama #Studentët #PartiaDemokratike

