Pas tri ditëve relativisht të qeta, protesta e sotme ka rikthyer kaosin në Tiranë. Nën shënjestrën e protestuesve të maskuar është vënë edhe Ministria e Infrastrukturës si dhe Bashkia e Tiranës.

Ata i vunë flakën edhe derës së Ministrisë së Mjedisit, por fatmirësisht flakët janë shuar shpejt, pa lejuar që të përhapeshin në të gjithë godinën. Molotovë u hodhën edhe drejt Teatrit të Kukullave që po ashtu pësoi dëme. Sulme pati edhe ndaj Bankës së Shqipërisë, së cilës i hodhën molotovë dhe thyen disa kamera sigurie.

Sheshi ‘Skënderbej’ është qendra e përplasjeve momentalisht dhe i përfshirë nga gazi lotsjellës. Gjatë hedhjes së lëndëve piroteknike, dy efektivë janë lënduar nga flakët në këmbë. Edhe një protestuese u lëndua nga një gur në kokë. Protestuesit e maskuar nuk janë ndalur me kaq, ata kanë hedhur breshëri fishekzjarresh ndaj efektivëve të policisë.

Nën urdhrat e Belind Këlliçit, Bledion Nallbatit e djalit të Sali Lushajt, i njohur si reperi Stresi, protestuesit e maskuar iu kthyen ritualit të ditëve të shkuara të sulmeve me gurë, kapsollë e fishekzjarrë.

Më herët Policia duke përdorur ujë e gaz lotsjellës, zbrazi brenda disa minutash bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga protestuesit e dhunshëm

Skenari i protestuesve i gjeti të gatshëm efektivët që prej përplasjeve të para te Ministria e Arsimit që ndërhynë menjëherë me autobotët që i ndoqën duke hedhur ujë e gaz lotsjellës duke i zhvendosur brenda pak minutash drejt qendrës. Nga aty, u shpërndanë në drejtime të ndryshme dhe shkuan te kryeministria.

Nga ana e policisë, ka pasur edhe përdorim të spray-t me piper dhe fishekëve të gomës.

Lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:40
Vijojnë sulmet, fishekzjarrë të panumërt nga protestuesit te parlamenti

1792859888_protestatkunderqeverise.jpg

Protestuesit e vendosur te rruga “George W. Bush”, përballë parlamentit, po hedhin një breshëri fishekzjarrësh, në kundërpërgjigje ndaj policisë. Ata po përdorin edhe lazerë për të shpërqendruar efektivët.

Ora 18:36
E rëndë/ Protestuesi në Tiranë qëllohet me fishek gome në sy, gjak dhe britma në shesh (VIDEO)

 

Pamje të rënda janë siguruar nga Report Tv, ku një protestues duket se ka marrë një fishek gome në sy.

Nga syri ai ka gjakderdhje, ndërkohë që bërtet me të madhe nga dhimbja e shkaktuar.

Lajm në përditësim...

Ora 18:21
Protestuesit i vënë zjarrin Ministrisë së Infrastrukturës, molotovë edhe drejt Bashkisë Tiranë (VIDEO)

 

Protestuesit e dhunshëm në Tiranë i kanë vënë zjarrin Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Po ashtu, protestuesit kanë hedhur molotov drejt Bashkisë së Tiranës. Sitata në Sheshin Skënderbej është tejet kaotike.

Ora 18:16
Protestuesit nisin marshimin nga 'Sheshi Skënderbej' drejt 'Bulevardit' (VIDEO)

Pas kaosit të shkaktuar, protestuesit kanë nisur marshimin drejt bulevardit Dëshmorët e Kombit.

Ora 18:04
Protesta e dhunshme në Tiranë, breshëri fishekzjarrësh nga protestuesit drejt efektivëve të Policisë (VIDEO)

 

Një tjetër breshëri fishekzjarrësh është lëshuar nga ana e protestuesve në drejtim të efektivëve të Policisë në Sheshin Skënderbej në Tiranë.

Nga pamjet e siguruara nga Report Tv në Sheshin Skënderbej, duket se e gjithë zona është kthyer në kaos, ku mbizotëron tymi e flakët.

 

Ora 17:53
Sulme të tjera nga protestuesit e maskuar, molotovë drejt Bankës së Shqipërisë (VIDEO)

Protestuesit me maska kanë hedhur molotovë drejt hyrjes së Bankës së Shqipërisë. Në hapësirën mes tyre dhe policisë, ka vazhdimisht sulme me molotovë.

Ora 17:51
Protestuesit e dhunshëm sulmojnë me breshëri fishekzjarrësh efektivët e Policisë në Sheshin Skënderbej (VIDEO)

 

Një grup protestuesish të dhunshëm në Sheshin Skënderbej kanë sulmuar me breshëri fishekzjarrësh në drejtim të efektivëve të Policisë.

Një situatë kaotike po mbizotëron në të gjithë zonën, ndërkohë që prej disa orësh protestues të dhunshëm kanë sulmuar pronën publike e private.

Ora 17:41
Të maskuarit gjuajnë me shqelma derën e Bashkisë, protestuesja jep udhëzime: Vazhdojmë përpara (VIDEO)

 

Qendra e Tiranës është kthyer në një arenë 'lufte'. 

Protestuesit e maskuar kanë gjuajtur me derën e Bashkisë në tentativë për të hyrë brenda.

Ndërkohë një protestuese dëgjohet të thotë 'Hajde vazhdojmë përpara'.

Ora 17:28
Sheshi ‘Skënderbej’ kthehet në arenë ‘lufte’, protestuesit gurë e molotovë, policia gaz lotsjellës (VIDEO)

 

Sheshi ‘Skënderbej’ është kthyer në ‘fushëbetejë’ midis protestuesve dhe policisë. Protestuesit e maskuar po gjuajnë vazhdimisht me gurë, molotovë e fishekzjarrë. Lëndët piroteknike kanë shkaktuar disa zjarre të vogla nëpër shesh.

Nga ana tjetër efektivët e policisë janë shpërndarë në disa pika të sheshit dhe ka edhe një numër të konsiderueshëm pranë Partisë Socialiste. Tymit të molotovëve e fishekzjarrëve u është shtuar edhe gazi lotsjellës.

Ora 17:28
Tension te ‘Sheshi Skënderbej’, protestuesit e maskuar gati për tjetër sulm: Hajdeni çuna këtej se kemi gura (VIDEO)

 

Në Sheshin Skënderbej, protetstuesit nuk i kanë ndalur sulmet me gurë.

Teksa shihen duke ikur me vrap, të maskuarit dëgjohen t’i japing udhëzime njëri-tjetrit.

“Hajdeni çuna këtej se kemi gura”, dëgjohet të thotë njëri prej tyre.

Ora 17:18
Sulmet me molotov, lëndohet një efektiv, i marrin flakë këmbët (VIDEO)

 

Një efektiv policie i gjendur pranë selisë së Partisë Socialiste, është përfshirë nga flakët për shkak të molotovëve të hedhur nga protestuesit.

Ai vrapon dhe rrotullohet në tokë në përpjekje për të shuar zjarrin, ndërsa më pas janë shokët ndërhyjnë me një fikëse.

Ora 17:18
‘Maskat’ hyjnë e dalin nga selia e PD, Balla publikon pamjet: Aty ndodhet depoja e molotovëve (VIDEO)

Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla, ka publikuar në rrjetet sociale një video, ku një grup protestuesish të maskuar hyjnë e dalin brenda selisë së Partisë Demokratike.

Krahas pamjeve, Balla shkruan se selia e PD-së është kthyer në depo të molotovëve, për të furnizuar protestuesit e dhunshëm.

‘Depoja e molotovëve: SELIA E PD’, ka shkruar Balla krahas pamjeve në rrjetet sociale.

Ora 17:12
Protestues të maskuar thyejnë kamerat e sigurisë të Bankës së Shqipërisë, shkatërrojnë edhe kabinën e rojes (VIDEO)

Disa protestues të maskuar i janë drejtuar Bankës së Shqipërisë ku duke përdorur kangjella metalike, po thyejnë xhamat e kabinës së rojes.

Më pas, lëvizin drejt kamerave të sigurisë, të cilat i thyejnë me disa shufra.

Ora 17:09
Protesta e dhunshme, Ministria e Shëndetësisë: Tetë të lënduar, mes tyre edhe një deputet e 2 gazetarë

1792849100_protestatkunderqeverise.jpg

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë protestës së dhunshme të zhvilluar sot, në QSUT dhe te Trauma janë paraqitur 8 persona për të marrë trajtim mjekësor.

Mes tyre ka qenë një deputet (dyshohet deputeti Gjin Gjoni që shfaqi probleme me sytë), dy përfaqësues të mediave, një efektiv policie dhe katër protestues.

Njoftimi i Ministrisë:

Informacion mbi të lënduarit gjatë protestës 24 tetor 2026 ora 16:30

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale informon se gjatë protestës së sotme, sipas informacioneve paraprake në SUT dhe QSUT janë paraqitur dhe kanë marrë trajtim:

QSUT

- Një deputet i Kuvendit të Shqipërisë

- Një përfaqësuese e medias

- Katër protestues

Të gjithë të lënduarit kanë  lenë spitalin pas marrjes së trajtimit.

SUT

- Një efektiv policie

- Një përfaqësues i medias

Gjendja shëndetësore stabël

Ora 17:07
Kaosi në Tiranë, një protestuese lëndohet në kokë! (VIDEO)

 

Në mesin e tensioneve në kryeqyet një protestuese ka mbetur e lënduar në kokë.

E njëjta para se të dëmtohej vendosi një trëndafil të kuq te njëri nga autobotët e ujit.

Ora 17:04
Kaos në sheshin ‘Skënderbej’, protestuesit e maskuar armatosen me shkopinj (VIDEO)

Një grup protestuesish të maskuar në sheshin “Skënderbej” janë armatosur me shkopinj. Deri më tani, ka një tensionim të dukshëm të situatës dhe sulme ndaj Ministrisë së Mjedisit e Teatrit të Kukullave, të cilave u janë hedhur molotovë duke shkaktuar zjarre.

Ora 17:03
Molotovë e gurë, pamjet me dron nga Sheshi Skënderbej (VIDEO)

 

Report Tv ka sjellë pamjet me dron nga Sheshi Skënderbej.

Nga video shihet kur sheshi është i 'pushtuar' nga tymi për shkak të molotovëve dhe fishekzhjarreve të hedhura nga protestuesit.

Ora 17:00
Tiranë/ Protestuesit e dhunshëm i vënë zjarrin Teatrit të Kukullave (VIDEO)

Një grup protestuesisht të dhunshëm i kanë vënë zjarrin Teatrit të Kukullave në Tiranë.

Ata hodhën disa molotovë drejt Teatrit dhe më pas pjesa e jashtme e tij u përfshi nga flakët.

Lajm në përditësim...

Ora 16:51
‘Shi’ molotovësh e fishekzjarrësh ndaj efektivëve, djali i Sali Lushajt ‘orkestron’ protestuesit e dhunshëm (VIDEO)

 

Tensione të reja shfaqen mes protestuesve dhe policisë në bulevardin “Zhan D’Ark.” Të udhëhequr nga djali i Sali Lushajt, Arkimedi (reperi i njohur si Stresi), ata po gjuajnë me breshëri molotovësh e fishekzjarrësh ndaj efektivëve ndërsa më pas janë tërhequr. Arkimed Lushaj mban edhe një çantë që duket të jetë përplot me molotovë.

Ndryshe nga protestat e tjera ku Stresi ka treguar se ka qenë mes pjesëmarrësve të maskuar, këtë herë nuk është fshehur. 

Ora 16:41
Shënjestrohet Ministria e Mjedisit, protestuesit i vënë flakën derës (VIDEO)

 

Protestuesit i kanë vënë zjarrin derës së Ministrisë së Mjedisit. Zjarri duket të jetë fikur pas disa çastesh duke e lënë derën të mbuluar nga bloza.

Ora 16:39
Protestuesit e maskuar nuk ndalin me aktet vandale, qëllojnë me llastiqe te 'Sheshi Skënderbej' (VIDEO)

 

Protestuesit nuk janë ndalur me aktet vandale.

Një protestues i maskuar është filmuar duke qëlluar me llastiqe te 'Sheshi Skënderbej'.

Ora 16:39
Protestuesi me shufër metalike gati për sulm në Sheshin Skënderbej, efektivët Pozicionohen pranë selisë së PS! Hidhet gaz lotsjellës (VIDEO)

 

Një pjesë e madhe e protestuesve janë pozicionuar në Sheshin Skënderbej në Tiranë, ku efektivët e Policisë kanë hedhur një sasi të madhe gazi lotsjellës, për t’i shpërndarë.

Nga pamjet e siguruara nga Report Tv, shihet se protestuesit janë të pajisur me gurë e sende të forta, për të sulmuar mbi efektivët. Madje njëri prej tyre, mban në dorë një shufër metalike me një gjatësi rreth 2 metër, i gatshëm për t’u hedhur në sulm.

Ndërkohë efektivët e Policisë janë pozicionuar mes selisë së PS dhe Teatrit të Kukullave, në gatishmëri për mbajtjen nën kontroll të situatës, në rast të një sulmi të mundshëm nga ana e protestuesve.

Ora 16:32
Protestuesi bërtet ‘Allahu Ekber’ në mes të bulevardit 'Dëshmorët e Kombit' (VIDEO)

 

Në mesin e tensioneve në buleverdin ‘Dëshmorët e Kombit’, një protestues është dëgjuar duke thirrur “Allahu Ekber” përpara efektivëve të policisë.

Pavarësisht thirrjes së uniformave blu, për t’u larguar ai ka vazhuar të thotë ‘Allahu Ekber’, teksa policia hedh ujë me presion për shpërndarjen e tyre.

Ora 16:15
‘Furnizimi’ i radhës, protestuesit shkulin e thyejnë pllakat e trotuareve (VIDEO)

Disa protestues po përpiqen të shkulin disa pllaka nga trotuaret dhe t’i thyejnë, shenjë kjo e përgatitjes së tyre për sulmet e radhës ndaj policisë.

Ora 16:15
Një grup protestuesish grumbullohen te Sheshi Skënderbej, policia hedh gaz lotsjellës (VIDEO)

 

Një grup protestuesish janë grumbulluar te Sheshi Skënderbej.

Policia ka hedhur gaz lotsjellës për shpërndarjen e tyre.

Ora 16:12
Pamje me Dron/ Protestuesit e dhunshëm në rrugët e Tiranës, Policia i shpërndan me ujë pranë selisë së PD (VIDEO)

 

Report Tv ka siguruar pamje me dron nga përplasjet mes protestuesve të dhunshëm dhe efektivëve të Policisë, në Unazën e Vogël të Tiranës, pranë selisë së Partisë Demokratike.

Nga pamjet duket se protestuesit janë në tërheqje, ndërkohë që efektivët e Policisë po përpiqen që t’i shpërndajnë përmes hedhjes së ujit nga një autobot.

Ora 16:06
Protestuesit marshim në rrugët e Tiranës, Këlliçi dhe Nallbati udhëheqin sulmet ndaj efektivëve (VIDEO)

 

Protestuesit të ndarë në grupe janë duke marshuar në rrugë të ndryshme të Tiranës.

Grupi që po lëviz pranë selisë blu shihet se udhëhiqet nga Belind Këlliçi dhe Bledion Nallbati.

Mësohet se ata kanë udhëzuar protestuesit për sulme ndaj efektivëve.

Ora 16:01
Protestuesit akte vandale mes kryeqytetit, përmbysin dhe u vënë flakën koshave të mbeturinave pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës (VIDEO)

Protestuesit kanë vijuar sot me aktet vandale në Tiranë, ku sëfundmi u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave në të dy krahët e ‘Urës së Bllokut’, pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Nga pamjet duket se koshat e mbeturinave janë shkrumbuar nga flakët, ndërsa disa prej tyre janë përmbysur në rrugë.

Ora 15:48
Protesta e dhunshme në Tiranë, Policia nis shoqërimin e disa protestuesve (VIDEO)

 

Efektivët e Policisë kanë nisur shoqërimin e disa personave, që kanë qenë të pranishëm në protestën e dhunshme që po zhvillohet para Kryeministrisë.

Nga pamjet, duken disa efektivë të Policisë që shoqërojnë një person në hyrje të Kryesisë së Kuvendit.

Ora 15:48
Protestuesit marshim policia i ndjek nga pas në hyrje të Bllokut! Edhe një autobot uji në dispozicion (VIDEO)

Protestuesit janë duke marshuar në hyrje të Bllokut.

Policia po i ndjek nga pas, ndërsa në dispozicion është vendosur edhe një autobot uji për ndonjë incident të mundshëm.

Ora 15:45
Kaosi nga protestat, forcat RENEA mbërrijnë te kryeministria (VIDEO)

Forcat RENEA janë pozicionuar te kryeministria, ndërsa në këtë moment, protestuesit janë shpërndarë për shkak të gazit lotsjellës e ujit.

Ora 15:44
Protestuesit nisin 'ritualin', djegin koshat e mbeturinave në 'Myslym Shyri' (VIDEO)

Protestuesit kanë djegur koshat e mbeturinave në mes të rrugës 'Myslym Shyri'.

 

Ora 15:43
Protestuesit ‘strehohen’ te Parku ‘Rinia’, autobotet e ujit vendosen në dy krahët e urës! Policia gjuan me fishekë gome (VIDEO)

Protestuesit janë ‘strehuar’ te Parku ‘Rinia’ për t’iu shmangur ujit e gazit lotsjellës të autoboteve të policisë. Ndërkohë, këta të fundit, janë pozicionuar në të dy anët e urës. Edhe brenda parkut ka efektivë, ku po hidhen tymuese ndërsa nga policia ka edhe përgjigje me fishekë gome.

Ora 15:39
Bulevardi bosh, protestuesit largohen pas hedhjes së ujit (VIDEO)

Protestuesit janë shpërndarë pas hedhjes së ujit te Bulevardi.

Aktualisht në këtë zonë ndodhen vetëm forca të policisë.

Ora 15:37
Protesta në bulevard, policia urdhër: Gjuani me fishekë gome (VIDEO)

Policia ka dhënë urdhër për përdorimin e fishekëve të gomës për të shpërndarë protestuesit në bulevard. Ndërkohë vijon hedhja e spray-t me piper dhe ujit.

Ora 15:34
Protesta e dhunshme në Tiranë, deputeti demokrat Gjin Gjoni përplaset fizikisht me policët (VIDEO)

 

Deputeti i Partisë Demokratike, ish-gjyqtari Gjin Gjoni, është përplasur fizikisht me efektivët e Policisë, në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Gjin Gjoni duket se ka pasur probleme me sytë gjatë protestës së sotme, për shkak të gazit lotsjellës të hedhur nga Policia dhe ky dyshohet të ketë qenë shkaku i përplasjeve.

Nga pamjet e siguruara nga Report Tv, Gjin Gjoni duket teksa fërkon dhe i hedh ujë syve, ndërkohë që një grup personash të tjerë qëndrojnë rrotull tij për t’i ardhur në ndihmë.

Ora 15:32
Protestuesit i dalin para autobotit, ndërsa policia hedh ujë me presion për shpërndarjen e tyre te Bulevardi (VIDEO)

 

Dy protestues i kanë dalë para autoboti te Bulevardi ndërsa policia hedh ujë me presion për shpërndarjen e tyre.

Para se policia të hidhte ujë, protestuesit sulmuan me gurë.

Ora 15:24
Lëndohen nga spray me piper, protestuesit përplasen verbalisht me efektivët (VIDEO)

Disa protestues janë prekur nga spray me piper i hedhur nga policia. Ata janë përplasur verbalisht me policinë, ndërsa janë përpjekur t’i rezistojnë shoqërimit.

Ora 15:20
Protestuesi falet te Bulevardi, teksa policia hedh ujë për shpërndarjen e protestuesve! Refuzon të largohet (VIDEO)

Një protestues është filmuar duke u falur në mes të 'Bulevardit Dëshmorët e Kombit', teksa policia hedh ujë për shpërndarjen e protestuesve.

Një efektiv ka shkuar që ta largoj që aty për sigurinë e tij, por protestuesi ka refuzuar dhe ka vijuar të falet.

Ora 15:15
Protestues të maskuar ‘breshëri’ gurësh, flakadanë e kapsollë policisë, reagon me ujë e gaz lotsjellës (VIDEO)

Protestuesit kanë mbërritur te kryeministria ku disa prej tyre, të maskuar, kanë nisur të hedhin breshëri gurësh, flakadanë e kapsollë drejt efektivëve. Policia është kundërpërgjigjur me ujë e gaz lotsjellës.

Turma vijon me thirrjet “Dorëheqje.”

Ora 15:06
Pamjet me Dron/ Momenti kur protestuesit shpërndahen, pas hedhjes së ujit nga policia te 'rruga e Durrësit'

 

Report Tv ka sjell pamjet me dron në momentin kur protestuesit shpërndahen pas hedhjes së ujit nga policia te 'rruga e Durrësit'.

Që në nisje të protestës, protestuesit sulmuan me gur uniformat blu.

Ora 14:48
Autobotët ndjekin protestuesit nga pas, i shpërndan me ujë e gaz lotsjellës! Hidhen edhe fishekzjarrë (VIDEO)

 

Autobotët dhe efektivët janë vënë në ndjekje të protestuesve duke hedhur ujë e gaz lotsjellës vazhdimisht drejt protestuesve. Këta të fundit janë spostuar nga “Rruga e Durrësit” te sheshi “Skënderbej.”

Protestuesit kanë pasuar edhe me hedhjen e kapsollëve e fishekzjarrëve. Në këtë moment ata duket të jenë shpërndarë rreth qendrës.

Ora 14:43
Në mbështetje të protestuesve, por larg tyre! Distancohen militantët e PD, presin në hyrje të ‘Rrugës së Durrësit’ (VIDEO)

 

Militantët e PD duket se kanë zgjedhur të rrinë pak më të distancuar nga pjesa tjetër e protestuesve. Ata nuk janë vendosur te Ministria e Arsimit, por në kryqëzimin mes sheshit “Skënderbej” e “Rrugës së Durrësit.”

Ora 14:41
Pamjet me Dron/ Rruga e Durrësit si ‘arenë lufte’, protestuesit sulme me gurë e sende të forta ndaj policëve! Zjarr e tym para Ministrisë së Arsimit (VIDEO)

 

Report Tv ka siguruar pamjet me dron nga protesta që po zhvillohet në Rrugën e Durrësit, para Ministrisë së Arsimit.

Nga pamjet sheshi duket si një ‘arenë lufte’ i mbuluar nga tymi, pasi protestuesit e dhunshëm nisën sulme me gurë, fishekzjarrë e sende të forta ndaj efektivëve të Policisë, si dhe u vendosën zjarrin koshave të mbeturinave.

Efektivët e Policisë u janë kundërpërgjigjur sulmeve me ujë me presion, për të bërë të mundur shpërndarjen e protestuesve.

Ora 14:31
Befason protestuesi i famshëm me maskë, puth gazetarin dhe kamerën e Report Tv! Bën dhe ‘selfie’ (VIDEO)

Protestuesi i famshëm me maskë, tashmë i njohur për ‘gjuhën’ e tij me gjeste e jo me fjalë, ka kapur në ‘befasi’ gazetarin e Report Tv, Isa Myzyrajn.

Ndërsa ai po raportonte për protestën para Ministrisë së Arsimit, protestuesi u afrua dhe puthi mikrofonin. Më pas, puthi edhe gazetarin në kokë e më tej, edhe kamerën e Report Tv. Më pas, u pozicionua krah tij duke shkrepur një ‘selfie.’

Veprimin e pasoi edhe shoku i tij, po ashtu i maskuar.

Ora 14:28
Sulm me gurë efektivëve, policia ndërhyn me ujë me presion ndaj protestuesve (VIDEO)

Protestuesit te Ministria e Arsimit kanë nisur përplasjet me efektivët duke u hedhur gurë e kapsollë. Pas pak çastesh, policia u kundërpërgjigj duke hedhur ujë me presion, por ende s’është përdorur gaz lotsjellës.

Ora 14:26
Protestuesit nisin heqjen e pllakave të trotuarit te Rruga e Durrësit, gati për nisjen e sulmeve ndaj Ministrisë së Arsimit (VIDEO)

 

Disa protestës, të grumbulluar në tubimin që po mbahet në Rrugën e Durrësit, kanë nisur heqjen e pllakave të trotuareve, me qëllim për t’i përdorur për të sulmuar në drejtim të Ministrisë së Arsimit.

Në protestën te Ministria e Arsimit, u bashkuan edhe militantë të Partisë Demokratike dhe persona të maskuar.

Ora 14:25
Nisin incidentet e para te Ministria e Arsimit, protestuesit e maskuar djegin koshat e mbeturinave (VIDEO)

 

Militantët demokratë i janë bashkuar protestës para Ministrisë së Arsimit. Tanimë sapo kanë nisur edhe incidentet e para, ku disa protestues të maskuar kanë afruar koshat e mbeturinave para efektivëve duke u vënë flakën.

Ora 14:18
‘Rama në burg, Belinda në burg’, militantët e PD ‘harrojnë’ thirrjen, protestuesit ua kujtojnë: Berisha në burg

Në hyrje të “Rrugës së Durrësit”, teksa militantët e PD i janë drejtuar Ministrisë së Arsimit për t’iu bashkuar protestës, kanë nisur ‘përplasjet’ e para.

Militantët kanë thirrur "Rama në burg, Belinda në burg", por protestuesit s’i kanë lënë të harrojnë se ata kërkojnë të njëjtën gjë edhe për Berishën. “Berisha në burg”, ia kanë kthyer protestuesit.

Ora 14:07
Irini Qirjako u bashkohet protestuesve te Ministria e Arsimit (VIDEO)

 

Mes protestuesve të mbledhur para Ministrisë së Arsimit, gjendet edhe këngëtarja e njohur, Irini Qirjako, në mbështetje të të rinjve.

Ndërkohë, drejt protestuesve po marshojnë edhe militantët e PD, të cilët deri në këtë moment ndodheshin te kryeministria, të harruar nga flamingot e studentët.