Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka inspektuar në terren efektivët e angazhuar për mbarëvajtjen e protestës, ndërsa ka mbledhur drejtuesit e shërbimeve për t’u përcjellë udhëzimet mbi menaxhimin e situatës.
Gjatë takimit, Hita u kërkoi efektivëve të zbatojnë ligjin dhe të respektojnë parimin e proporcionalitetit gjatë ushtrimit të detyrës.
Ai theksoi se Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, me përgjegjësinë për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, por edhe të drejtën e tyre për të protestuar në mënyrë paqësore.
Kreu i Policisë u kërkoi drejtuesve që të riinstruktojnë efektivët për të ruajtur qetësinë, për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve në nevojë dhe për të ndërhyrë në përputhje me ligjin ndaj çdo akti të dhunshëm.

