Këngëtarja e njohur Irini Qirjako i është bashkuar protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit, duke shprehur shqetësimin për situatën me të cilën përballen të rinjtë.
Në një prononcim të shkurtër, Qirjako tha se kishte dalë në protestë sepse i dhemb shpirti për studentët dhe realitetin në të cilin ata jetojnë.
“Më dhemb shpirti për studentët”, u shpreh këngëtarja.
Ndërkohë, para Ministrisë së Arsimit vijon tubimi i studentëve, ndërsa në protestë janë bashkuar edhe përfaqësues të Partisë Demokratike.
Protestuesit kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë së tij, të cilën e akuzojnë për korrupsion. Sipas tyre, ndryshimi i situatës kërkon largimin e qeverisë aktuale.