Një student që studion në Milano është bashkuar protestës në Tiranë pasi pa pamjet e dhunës policore ndaj të rinjve.
Në një prononcim për Syri TV, ai u shpreh se studentët dhe qytetarët kanë dalë në protestë për të ardhmen e tyre në Shqipëri, duke kundërshtuar dhunën dhe qeverinë Rama.
Ai theksoi se zgjedhja për të studiuar jashtë lidhet edhe me gjendjen e universiteteve në vend, ndërsa nënvizoi se studentët nuk kanë më çfarë të diskutojnë me kryeministrin, përveç kërkesës për dorëheqje.
Fjala e tij:
Për korrektesë, unë studioj jashtë dhe jam bashkuar studentëve në momentin e parë që pashë dhunën brutale që ka bërë policia kundrejt bashkëmoshatarëve të mi, se e vërteta është që grupmosha ime ka qenë në ballë të çdo proteste. Dhe, duke ndjekur nga media, kam prerë biletën e parë kur kam pasur mundësi dhe kam prej 3-4 ditësh që jam bashkuar në shesh.
Është një sjellje kafshërore që jo vetëm mua, por të gjithë shqiptarët i ka mbajtur me azemër në dorë. Kemi rrahje brutale. Nuk e di se si kjo polici mund të shkojë te disa fëmijë, bij nënash, dhe t’i rrahë e t’u thyejë kafkat, shtyllat kurrizore. Vetëm Edi Rama e di.
Unë studioj në Milano. Protesta atje nuk ka asnjë lidhje me këtë në Shqipëri, sepse andej është një protestë e vërtetë, e organizuar nga rryma të tjera që kanë për qëllim vjedhjen e dyqaneve, prishjen e qetësisë së qytetit, në këtë rast në Milano. Ndërsa në Shqipëri këtu ka dalë rinia, ka dalë populli, kanë dalë shqiptarët kundër kësaj qeverie. Nuk mund t’i veshësh në asnjë moment as Antifa, as çfarë thotë kryeministri, budallallëqe. Na vijnë të gjithë që duan të intervistojnë çdo njeri këtu dhe të shikojnë me çfarë lidhjeje kemi ne. Jemi thjesht njerëz që duam të ndërtojmë të ardhmen tonë në Shqipëri dhe e kemi të pamundur.
Të studioj jashtë ka qenë një zgjedhje, duke parë gjendjen e universiteteve në Shqipëri.
Ka një javë që ka nisur universiteti dhe ka një javë që policia rreh fëmijët.
Dy javë mësim, një javë prezantim i klasave, një javë dhunë, terror dhe rrahje fëmijësh.
Kemi folur për një protestë paqësore. Ne nuk kemi më çfarë të flasim me Ramën dhe ai nuk ka më çfarë të flasë me ne, përveçse të japë dorëheqjen.
Thirrje zotit kryeministër: në rast se ti qenke kaq i paaftë të mbash rendin në Tiranë dhe të kontrollosh grupet kriminale, jep dorëheqjen njëherë e më parë. Se çfarë po bën? Ta kanë marrë nën kontroll kryeqytetin njerëzit dhe ti thua që janë kriminelë. Del studenti ekselent dje i mjekësisë, me të gjitha notat 10, qenka trafikant.
© SYRI.net
'Ju erdhi fundi, dorëheqje!'/ Studentët dhe opozita mbushin Rrugën e Durrësit, jehon protesta kundër Ramës në ditën e 12-të
VIDEO/ Këngëtarja Irini Qirjako i bashkohet protestës rinore: Më flet shpirti...
Protestuesi demaskon akuzat e Ramës, publikon dëshminë e penalitetit: Do ngre padi, me ka cënuar imazhin, kam vajzën 13-vjeç...