Këtë të shtunë, këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Irini Qirjako, i është bashkuar protestës Kombëtare para Ministrisë së Arsimit, për të mbështetur studentët.
Me praninë e saj, artistja i bashkohet zërave që mbështesin studentët në protestën e tyre.
Të lidhura
None found
“Më flet shpirti”, është mesazhi që dha artistja.
Studentët prej disa ditësh kanë dalë në protesta masive, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Në një deklaratë të shkurtër, ajo tha se ndodhet në tubim pasi i dhemb shpirti për studentët, të cilët përballen me një realitet aspak të mirë.
Pritet që protestës së studentëve t’i bashkohen edhe përfaqësues të PD-së.
Protestuesit kërkojnë kryesisht largimin e kryeministrit Edi Rama. Ata e akuzojnë se drejton një qeveri të korruptuar dhe thonë se zgjidhja mund të vijë vetëm me largimin e tij dhe të qeverisë së tij.






