Protestuesit janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit.
Menjëherë pas mbërritjes para ministrisë, ata kanë nisur të thyejnë dhe të shkulin pllakat e trotuareve, e më pas i kanë hedhur në rrugë dhe u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave.
Protestuesit kanë hedhur gurë drejt efektivëve të policisë, e cila u është përgjigjur me ujë me presion për ti shpërndarë.
Skenarë të ngjashëm janë parë edhe në ditët e mëparshme të tubimeve, ku nuk kanë munguar momentet e tensionit.
