Protestuesi i famshëm me maskë, tashmë i njohur për ‘gjuhën’ e tij me gjeste e jo me fjalë, ka kapur në ‘befasi’ gazetarin e Report Tv, Isa Myzyrajn.

Ndërsa ai po raportonte për protestën para Ministrisë së Arsimit, protestuesi u afrua dhe puthi mikrofonin. Më pas, puthi edhe gazetarin në kokë e më tej, edhe kamerën e Report Tv. Më pas, u pozicionua krah tij duke shkrepur një ‘selfie.’

Veprimin e pasoi edhe shoku i tij, po ashtu i maskuar.


Lajmi kryesor:

LIVE TV - Protestat e dhunshme/ Zjarr Ministrisë së Infrastrukturës e të Mjedisit, molotovë Bashkisë e Bankës së Shqipërisë! Breshëri fishkezjarresh policisë! Këlliçi, Nallbati dhe Stresi prijnë protestuesit