Gjilani dhe Llapi kanë ndarë pikët në barazim 1:1, në ndeshjen e hapëse të xhiros së 11-të të Albi Mall Superligës së Kosovës, e zhvilluar të premten mbrëma në Gjilan.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 69-të, kur Ardian Limani realizoi një supergol, duke e dërguar Gjilanin drejt fitores.

Megjithatë, Llapi nuk u dorëzua dhe arriti ta barazojë rezultatin në minutën e 88-të, kur mbrojtësi Arbnor Aliu shënoi për 1:1, duke i siguruar skuadrës nga Podujeva një pikë të vlefshme në udhëtim.

Për Llapin ky ishte barazimi i dytë në këtë edicion, krahas një fitoreje dhe tetë humbjeve.

Në anën tjetër, Gjilani regjistroi barazimin e tretë të sezonit, krahas pesë fitoreve dhe tri humbjeve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb