Policia ka ndërhyrë për shpërndarjen e protestuesve para Ministrisë së Arsimit, duke përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës, ndërsa efektivët kanë avancuar drejt turmës.
Dy autobotë ujëhedhës janë pozicionuar në zonën përpara ministrisë, ku situata është përshkallëzuar gjatë ndërhyrjes së forcave të rendit.
Efektivët po lëvizin në drejtim të protestuesve, të cilët janë zhvendosur nga zona e Rrugës së Durrësit. Gjatë avancimit të policisë, protestuesit kanë hedhur fishekzjarre drejt efektivëve.
Sipas raportimeve nga terreni, në ndërhyrje janë përdorur edhe plumba gome.

