Drejtorët e dorëhequr vijojnë të ushtrojnë detyrat e tyre, pavarësisht largimit të njoftuar nga funksionet drejtuese.

I tillë është edhe rasti i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, Besmir Beja, i cili ka vijuar aktivitetin zyrtar, duke zhvilluar një vizitë në Degën Doganore të Durrësit, ku inspektoi mjediset e rikonstruktuara dhe zhvilloi një takim me punonjësit e administratës.

Siç bëhet me dije nga një postim në faqen zyrtare të Drejtorisë së përgjithshme të doganave, Beja në këtë takim kërkoi angazhim maksimal për përmirësimin e performancës dhe rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve dhe operatorëve ekonomikë.

Një tjetër fokus i takimit ishte realizimi i planit të të ardhurave.

Top Channel