Kanë nisur përplasjet e para mes protestuesve të maskuar dhe policisë para Ministrisë së Arsimit dhe marshimi pas shkatërrimit dhe shpërndarjes me ujë e gaz nga Policia, devijoi drejt Kryeministrisë..
Pasi bllokuan rrugën me kazanët e mbeturinave dhe u vunë zjarrin para efektivëve të policisë, protestuesit hodhën gurë dhe sende të forta në drejtim të godinës së Ministrisë së Arsimit.


Pas këtyre veprimeve, policia u është kundërpërgjigjur me hedhje uji, në tentativë për t’i shpërndarë.


Pas dhunës në atë shesh, protestuesit janë shpërndarë dhe riorganizuar duke marshuar te Kryeministria, ku tentojnë t’i afrohen për të sulmuar me gurë.




















