Aktualitet

Policia ndërhyn te Ministria e Arsimit/Gaz, ujë e plumba gome pas sulmeve!

Dy autobotë ujëhedhës ishin pozicionuar para Ministrisë së Arsimit, gati për veprim në rast acarimi të situatës në protestën e sotme të studentëve që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama.

Policia i ka përdorur duke hedhur ujë me presion, si dhe gaz lotsjellës, në përpjekje për të shpërndarë protestuesit që filluan sulmet.

Forcat e policisë avancuan në drejtim të tyre, duke i zhvendosur nga zona e Rrugës së Durrësit.

Nga ana e tyre, protestuesit hodhën fishekzjarre drejt efektivëve.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.