“Kur tentativa për të fabrikuar me zor të madh një “revolucion të popullit” të dështon”, Koçiu: Dialogu është rruga e atyre që kanë argumente
Zv.kryeministrja Albana Koçiu, ka bërë publikie pamjet e një grupi të vogël protestuesish.
Në reagimin e saj, Koçiu thekson se tentativa për të fabrikuar me çdo kusht një “revolucion të popullit” do të dështojë dhe do të përfundojë si pjesë e bandës së dhunshme të atyre që as nuk u dhimbsen studentët dhe as e ardhmja e Shqipërisë.
Zv.ministrja Koçiu u ka bërë edhe një herë thirrje protestuesve dhe të rinjve, duke theksuar se dialogu është rruga e atyre që kanë argumente, ndërsa ajo e dhunës mbetet e verbër.
Reagimi:
Kur tentativa për të fabrikuar me zor të madh një “revolucion të popullit” të dështon, përfundon si pjesë e bandës së dhunshme të atyre që as nuk u dhimbsen studentët dhe as e ardhmja e Shqipërisë 🇦🇱🇪🇺
Dialogu është rruga e atyre që kanë argumente🤝, ndërsa dhuna është rrugica e verbër e atyre🤡👺që s’kanë çfarë ofrojnë më.




