Tensione janë shënuar para Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit kanë hequr pllakat nga trotuaret, ndërsa u kanë vënë zjarrin koshave të mbeturinave.




Situata para ministrisë paraqitet e tensionuar, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të vijojë protesta dhe nëse do të ketë përshkallëzim të mëtejshëm të situatës.




Më pas të maskuarit nisën sulmin e ashpër me gurë ndaj Policisë, duke shkaktuar dëme e dhunë.




Policia i ka shpërndarë me autobotin e ujit dhe gaz.















