Protestuesit kanë mbërritur tashmë përpara Kryemninistrisë, pasi më herët ishin tek Ministria e Arsimit.

Ata u dëbuan nga Ministria e Arsimit, pasi polici hodhi gaz lotsjellës dhe ujë me kimikate.

Protestuesit e mbledhur tani para godinës së qeverisë, po bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit.

“Dorëheqje, dorëheqje”, janë disa nga thirrjet e tyre.

Ata akuzojnë kryeministrin Edi Rama se drejton një qeveri të korruptuar dhe se duhet të largohet.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb