Vendosni fjalën kyçe....

Studentët djegin kazanët e mbeturinave para Ministrisë së Arsimit, u bëjnë thirrje efektivëve të heqin kapelet



Protesta e studentëve dhe qytetarëve para Ministrisë së Arsimit vijon mes tensioneve. Disa prej protestuesve u kanë vënë flakën kazanëve të mbeturinave përpara godinës së institucionit.

Kazanët janë djegur pranë efektivëve të policisë, ndërsa protestuesit u kanë bërë thirrje atyre të heqin kapelet.

Numri i studentëve dhe qytetarëve të mbledhur para Ministrisë së Arsimit është i lartë. Kërkesa kryesore e protestuesve është largimi i kryeministrit Edi Rama dhe i qeverisë së tij.

Gjatë tubimit, protestuesit kanë shprehur pakënaqësinë për situatën në vend, duke deklaruar se kushtet e jetesës në Shqipëri janë bërë të papërballueshme.