Report Tv ka siguruar pamje me dron nga protesta që po zhvillohet në Rrugën e Durrësit, përpara godinës së Ministrisë së Arsimit.
Pamjet tregojnë situatën e tensionuar në zonë, e cila është mbuluar nga tymi, pasi protestuesit kanë hedhur gurë, fishekzjarrë dhe sende të forta në drejtim të efektivëve të Policisë. Gjithashtu, protestuesit u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave.
Përballë sulmeve, efektivët e Policisë janë kundërpërgjigjur me ujë me presion, në përpjekje për të shpërndarë turmën dhe për të vënë situatën nën kontroll.

