As te Kryeministria nuk ka qetësi, pasi Policia e Shtetit ka hedhur gaz lotsjellës dhe kanë marrë kontrollin e Bulevardit ”Dëshmorët e Kombit”. Situata u agravura pasi disa protestues nisën të hedhin gurë, flakadanë e kapsollë drejt efektivëve.
Policia është kundërpërgjigjur me ujë e gaz lotsjellës. Studentët akuzojnë kryeministrin Edi Rama se drejton një qeveri të korruptuar dhe se duhet të largohet.
Gaz lotsjellës është hedhur edhe tek Ministria e Brendshme, edhe pse këtu nuk kishte përplasje.
Kërkesa kryesore e protestuesve është dorëheqja e kryeministrit të vendit Edi Rama, që e akuzojnë për keqqeverisje.



