Më pak se gjysmë ore pas nisjes së protestës të thirrur nga studentët janë shënuar përleshjet e para mes tyre dhe forcave policore pranë Ministrisë së Arsimit në Tiranë të Shqipërisë.
Kjo është dyta e dymbëdhjetë me radhë që studentët dhe të rinjtë po protestojnë në Shqipëri duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe Qeverisë së tij. Ky i fundit ka refuzuar këtë kërkesë, duke i ftuar ata për dialog.
Të rinjtë fillimisht ua vunë flakën dy kosha mbeturinash dhe i vendosën afër kordonit policor, duke vazhduar me hedhjen e gurëve në drejtim të Ministrisë së Arsimit dhe policëve. Policia u kundërpërgjigj menjëherë me topa uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Për shkak të ndërhyrjes së policëve, protestuesit janë larguar nga afërsia e Ministrisë së Arsimit.
Ata u grumbulluan afër Kryeministrisë, ku vazhduan hedhjet e gurëve drejt policisë dhe kundërpërgjigjes së këtyre të fundit me topa uji dhe gaz lotësjellës. Gurë nga protestuesit dhe gaz lotësjellës nga policia. Katër makina ujësjellëse dhe dy makina gazlotsjellëse janë në Bulevard duke sulmuar protestuesit.
Përplasja vazhdon.





